Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku po qëndron në Lisbonë, ku është takuar me sekretaren e shtetit për çështje evropiane, Margarida Marques.
Në këtë takim Çollaku ka diskutuar për nevojën e themelimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës.
Lexoni postimin e plotë të Çollaku në Facebook:
Sot në Lisbonë takova sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane, znj. Margarida Marques. Diskutuam për nevojën e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës. Në këtë çështje, u pajtuam që në të ardhmen e afërt të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi në fushat e interesit reciprok. Gjithashtu, diskutuam për zhvillimet në Kosovë, agjendën evropiane të Kosovës dhe problemet aktuale me të cilat po ballafaqohet BE-ja, duke përfshirë krizën me refugjatët, kërcënimet e radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Znj. Marques konfirmoi se Portugalia do ta mbështes Kosovën në procesin e integrimit në BE duke përfshirë përkrahjen për liberalizimin e vizave. Unë e falënderova znj. Marques, për mbështetjen që Portugalia i ka ofruar Kosovës me prezencë në misionin e KFOR-it dhe EULEX-it, për bashkëpunimin bilateral dhe po ashtu për përkrahjen ndaj rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së.
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...