Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot është zhvilluar një debat i ashpër lidhur me çështjen e rastit të Astrit Deharit.
Përplasja ka ndodhur për intervistimin e Abazit nga prokuroria për rastin Dehari.
Abazi tha se ministria e Brendshme, ka dërguar një person me revole kur ai është intervistuar për këtë rast.
“MBP ka dërguar një matrapaz që ka treguar revolen me kërcënim. Për ata e di ministrja. Për ata jam i kërcënum. Njerëz që vinë me revole në intervistim”, tha ai.
Ministrja Albulena Haxhiu tha se Abazi po bënë disa shfaqje të lodhta, me qëllim që të mbetet gjallë në skenen politike.
“Nëse ti tenton me u viktimizu, ajo është diçka tjetër. E di ku po të dhemb ty,. Ti don me mbet gjallë në skenen politike dhe sdi pse po merrem me ty. Dole në konferencë për media këtu, një shfaqje të lodht e lujte në hollin e Kuvendit dhe s’bërë asgjë”, tha Haxhiu./Arbresh.info/
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...