Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur sot një konferencë për media së bashku ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ku ka folur edhe për çështjet aktuale në vend.
I pari i Qeverisë është pyetur për tërheqjen e njohjeve të disa shteteve sic pretendonte Serbia.
Kurti tha se këto pretendime janë përpjekje të Beogradit për t’u treguar agresivë në një kohë kur sipas tij pala serbe ka humbur përkrahjen nga demokracia perëndimore.
“Ministri i Punëve të Jashtme atje, dikur zëdhënës i Millosheviqit, më 6 nëntor pat deklaruar se e kanë hedhur poshtë propozimin franko-gjerman, pra problemi është në Beograd. Megjithatë unë besoj që Brukseli, Parisi, Berlini, Roma, Londra e Uashingtoni kanë fuqi që të bëjnë trusni në Beograd që të kemi marrëdhënie normale”, tha Kurti.
“Më shumë janë përpjekje e Beogradit që në një situatë kur ata kanë humbur mbështetjen e demokracive perëndimore të përpiqen të tregohen të suksesshëm me luftën dhe agresivitetin e tyre në arenën ndërkombëtare. As një prej pretendimeve deri sot që e kanë thënë në Beograd, nuk është vërtetuar nga ministria e jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Nuk ekziston asnjë prej atyre pretendimeve”, tha ai. /arbresh.info/
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...