Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

19:09 | 5 Shkurt 2026
Q L

Tregu i kriptomonedhave po përjeton një rënie të thellë.

Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 67 mijë dollarëve, duke shënuar një nga rëniet më të mëdha që nga fundi i vitit 2024.

Ekspertët e quajnë këtë periudhë “dimri i kriptovalutave”, një kohë e gjatë e pasigurisë dhe rënieve në tregun e kriptomonedhave.

Vetëm gjatë javës së fundit, kapitali total i tregut të kriptomonedhave ka humbur mbi 500 miliardë dollarë, duke shkaktuar panik te disa investitorë.

Shkaktarët kryesorë të kësaj rënieje janë largimi i investitorëve nga asetet me rrezik, vështirësitë e disa kompanive kriptovaluta dhe shitjet e mëdha nga investitorë të mëdhenj, shkruajnë mediat.

Analistët janë të ndarë: disa e shohin këtë si një mundësi për të blerë, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se rënia mund të vazhdojë deri sa besimi në treg të rikthehet.

Tregu i kriptomonedhave, i njohur për volatilitetin e lartë, po përballet me sfida të reja në këtë fillim dekade, dhe investitorët po monitorojnë me kujdes çdo lëvizje të Bitcoin dhe kriptovalutave të tjera kryesore.

Shpërndaje në rrjete sociale