Gjatë vitit 2016 Kosova ka kaluar nëpër procese të ndryshme të rëndësishme për vendin.
Në disa prej tyre shteti më i ri në Evropë ka shënuar suksese e në disa ka dështuar të vazhdoj rrugëtimin, shkruan arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni ngjarjet që kanë nisur gjatë vitit që lamë pas apo edhe më herët dhe që pritet dhe mund të ndodhin gjatë vitit 2017.
Demarkacioni me Malin e Zi

Pavarësisht dëshirës së kryeministrit Isa Mustafa që ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi të përfundoj gjatë vitit 2016, një gjë e tillë nuk ndodhi.
VetëMustafa e kishte sjellë në Kuvend për miratim gjatë muajit gusht ndërkohë që kur ishte vënë në rend dite të seancës së 1 shtatorit të Kuvendit, ai edhe e ka tërhequr atë nga agjenda.
Sipas analistëve kjo çështje bashkë me problemet dhe mosmarrëveshjet e tjera janë trashëguar në vitin 2017.
Opozita, ndërkaq, po shpreson se një marrëveshje e tillë assesi s’do kalojë as në vitin 2017, prandaj kërkon të rishikohet nga zeroja.
Liberalizimi i vizave?!

Liberalizimi i vizave është një prej çështjeve që po diskutohet më së shumti në këto vitet e pas pavarësisë.
Të rinjtë kosovarë janë kryesisht ata që flasin në çdo shtëpi, shkollë, universitet, kafene e cep të rrugës për mundësinë që të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.
Mirëpo, as ky proces nuk u përmbyll në vitin 2016 pavarësisht se ishin plotësuar shumica e kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për Kosovën.
BE-ja tani ka dy kushte të reja të fundit për t’ia dhënë dritën e gjelbër Kosovës për udhëtime nëpër Evropë: Miratimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit.
A do të gëzohen më në fund qytetarët e Kosovës gjatë 2017’tës?. Mbetet të shihet.
Zgjedhje të parakohshme parlamentare?!

Opozita ka qenë ajo e cila gjatë gjithë vitit 2016 ka ripërsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare duke u thirrur në mosfunksionim të shtetit si pasojë e një qeverie, siç kanë thënë, të dështuar.
Opozita nuk po e pranon asesi Demarkacionin me Malin e Zi në formën siç është nënshkruar marrëveshja mes dy vendeve e po ashtu as formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Në anën tjetër, koalicioni qeverisës i përbërë nga PDK e LDK ka ripërsëritur se funksionimi i koalicionit është shumë i mirë dhe se nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme deri në vitin 2018 siç parashihet.
Viti i ardhshëm do të na dëshmoj se çka do të ndodhë.
Anëtarësimi në UNESCO?!

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë votoi kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë më 9 nëntor të vitit 2015.
Nga 171 shtete që morën pjesë në votim në Këshillin e UNESCO-s, nga këto 92 votuan pro anëtarësimit të Kosovës ndërkohë që nevojiteshin 95 sosh për të kaluar.
Është përfolur që gjatë vitit 2017 Kosova të kërkoj sërish anëtarësimin në këtë organizatë që do t’i sillte vendit shumë përfitime në arsim, kulturë e shkencë.
Zgjedhjet komunale

Më në fund u erdhi koha edhe zgjedhjeve komunale!
Viti 2017 pritet të vendos drejtues të rinj nëpër ulëset e kryetarëve të komunave të Kosovës.
Në dhjetor të vitit 2016 u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas për shkak se kryetari i saj kishte dhënë dorëheqjen një ditë pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si ‘Drenica 2’.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas kanë sjellë risi në politikën kosovare pasi për herë të parë pas luftës, në këtë komunë u zhvillua balotazh. Drenasi ishte bastioni i PDK-së për 17 vite rresht.
Mbetet të shohim çfarë do të sjellin zgjedhjet në të gjitha komunat e Kosovës.
Mund të befasohemi sërish me rezultat./F.Gashi-Mehmeti./arbresh.info.
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...