Çka do të ndodhë sot në Kosovë

07:24 | 5 Gusht 2019
A Z

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston kryesuesin e Bordit të Drejtorëve në ARKEP, Kreshnik Gashi dhe kryesuesen e Bordit të Drejtorëve në Telekom, Besa Shatri-Berisha. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhje lidhur me përgatitjet për seancën për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11.00)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në debatin me qytetarë organizuar nga RTV Mitrovica. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mitrovicë, ora 12.00)

Shpërndaje në rrjete sociale