Çka do të ndodhë sot në Kosovë

08:05 | 19 Gusht 2021
V. S.

10:00Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz bëjnë përurimin e një destinacioni të ri. (Nashec)

11:00Shoqata “Miqtë e Amerikës” feston ditëlindjen e 75-të të presidentit, Bill Clinton. (Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, Fushë Kosovë)

13:00Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së)

16:30Mbahet akademi përkujtimore për mjekun e njohur në Anamoravë, Dr. Feti Hetemi. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti)

17:00Mbahet ceremonia e rivarrimit të dëshmorit, Muhamet Musli Musliu nga fshati Ozdrim. (Varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale