Çka do të ndodh sot në Kosovë

06:47 | 18 Mars 2021
M. A.

​Ngjarjet e datës 18 mars 2021.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore, Artan Grubi. (Selia e PDK-së, ora 10:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) organizon tryezën e diskutimit me temë “Fuqizimi i grave në ndërmarrësi”. (OAK, rruga “Gazmend Zajmi” numër 6, “Bregu i Diellit” – Prishtinë, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Kuvendi i Komunës në Shtëpinë e Bardhë – Prizren, ora 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me organizatën Iniciativa për Progres (INPO), publikon raportin “Planifikimi i Buxhetit Komunal për vitin 2021”. (Platforma Zoom, ora 11:00-11:30)

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini merr pjesë në ceremoninë e hapjes së shkollës në Korenicë. (Ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qendra e Kujdesit Ditor “Pema”, me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down. (Lagjja “Ortakoll” – Prizren, ora 13:00)

Shpërndaje në rrjete sociale