Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas dështimit për herë të katërt të seancës konstituive duke thënë se VV e ka uzrupuar Kuvendin.
Sipas saj, Kryesuesi i seancës “e shkeli me të dy këmbët” Rregulloren e Kuvendit, shkruan Arbresh.info.
Çitaku tha se propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim.
“VV e ka uzurpuar Kuvendin. Sot, Kryesuesi i seancës e shkeli me të dy këmbët Rregulloren e Kuvendit. Propozimi i VV-së për Kryetar është dashur patjetër të hidhej në votim.”, u shpreh ajo.
“Pas kësaj, është në dorën e deputetëve të vendosin me votë, pro apo kundër. Ajo që pamë sot është marrëzi totale dhe shkelje e rëndë e demokracisë parlamentare.”, tha mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...