Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku u shpreh se rezultati i zgjedhjeve do të jetë befasues.
“ Unë jam e bindur se rezultati i zgjedhjeve të përgjitshme do të jetë befasues për shumë kë, siç ka qenë befasues edhe rezultati i zgjedhjeve lokale”, tha ajo në rtv 21.
Tutje ajo u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës.
“Këtë besim timin nuk e kam vetëm për shkak të intuitës politike, por edhe për shkak të matjeve në terren Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, jam e bindur”., tha ajo.
Sa iu përket koalicioneve tha se ende nuk kanë disktuar me parti të tjera.
Tutje ajo tha se Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.
“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë.”, u shpreh ajo.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...