Deputetja dhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka akuzuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari për mohim të kërkesë së PDK-së për 10 minuta konsultë lidhur me votimin e Dimal Bashës për kryetar kuvendi.
Çitaku e ka kritikuar Deharin për përdorimin e gjuhës së papranueshme ndaj deputetes Sala Jashari.
“Kryesuesi i Kuvendit, ashtu siç ka vepruar tash e gati pesë muaj, edhe sot udhëhoqi me arbitraritet – duke na e mohuar kërkesën krejtësisht legjitime për një konsultim 10-minutësh, para votimit për deputetin Dimal Basha – i cili edhe vetë dukej i befasuar nga ky propozim. Si pasojë, ne nuk votuam kundër, por abstenuam. Në këtë video vërtetohet qartë, jo vetëm se Kryesuesi e ka dëgjuar dhe parë kërkesën tonë, por dëgjohet edhe gjuha e papranueshme që ai përdori ndaj deputetes më të re të Kuvendit, Sala Jashari, e cila insistonte për pauzën 10-minutëshe: “Veç rri ti, veç rri. Edhe unë po i dëgjoj, sikur ti që i dëgjon”, ka shkruar ajo.
Çitaku ka kërkuar nga Dehari që ta udhëheqë kuvendin me respekt, dialog dhe përgjegjësi institucionale.
“Prandaj, e ftojmë Kryesuesin që të reflektojë dhe të udhëheqë Kuvendin me respekt, dialog dhe përgjegjësi institucionale – siç i takon”, ka kërkuar Çitaku.
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...