Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për një video të cilën e publikoi në rrjete sociale Lëvizja Vetëvendosje.
Ku prezantoheshin të ashtuquajturat, ‘arritje’ të VV-së në katër vjet qeverisje.
Çitaku ka thënë se qeverisja e VV-së ka sjellë vetëm rritje çmimesh e faturash.
“Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu. Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim”, shkroi Çitaku në Facebook./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
LVV thotë se Qeverinë Kurti e presin shumë punë të mira edhe në mandatin e ardhshëm
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin