Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK ka ditur gjithmonë të ketë guxim për vendime të mëdha, siç është ky i sotmi sot.
“PDK ka pasur dhe ka guxim. PDK ka pasur dhe ka guxim të ndërtoj historinë dhe të projektoj të ardhmen. Në PDK nuk ekziston një tavolinë për burra dhe një tavolinë për gra. Dhe, ne, vetëm bashkë, në një tavolinë, mund të marrim vendime të drejta të cilat do ta çojnë Kosovën në shekullin e ri. Bashkë! 50/50”, ka thënë Çitaku.
Partia Demokratike e Kosovës sot ka marrë vendim që në të gjitha strukturat dhe nivelet e saj të vendimmarrjes të ketë përfaqësim të barabartë gjinor, 50/50. /arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...