Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka theksuar se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë kurrë e bazuar në marrëveshje të përkohshme apo interesa financiare, por në vlera të përbashkëta si liria, demokracia dhe e drejta e njerëzve për të jetuar me dinjitet dhe barazi.
Në një postim në platformën X, Çitaku ka deklaruar se Kosova ka pasur dhe duhet të vazhdojë të ketë një status të privilegjuar në tregun amerikan, si një shenjë e besimit dhe respektit që SHBA ka treguar vazhdimisht ndaj popullit të Kosovës.
Ajo gjithashtu ka nënvizuar se tarifat aktuale për produktet amerikane janë trashëgimi e periudhës së administrimit të UNMIK-ut dhe nuk pasqyrojnë marrëdhënien e vërtetë mes dy vendeve.
“Me ne në krye të qeverisë, këto tarifa do të hiqen menjëherë. Kjo nuk është vetëm një politikë e mençur, por edhe një vendim i duhur ekonomik. Është një hap drejt një ekonomie më të hapur, më të begatë dhe më konkurruese”, ka shkruar Çitaku.
Ajo e ka cilësuar këtë veprim si një angazhim të qartë për një partneritet të vërtetë mes Kosovës dhe SHBA-së, që fuqizon qytetarët, ndihmon bizneset dhe forcon shtetin.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara, ne nuk po mbajmë thjesht një marrëdhënie – ne po ndërtojmë të ardhmen”, ka përfunduar Çitaku.
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...