Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Ramadan Nishori, i mbijetuari i dhunës seksuale nga lufta në Kosovë sot dëshmoi forcë dhe guxim të jashtëzakonshëm.
“Nuk do ta harroj kurrë takimin tonë të parë, fjalët e tua dhe dëshminë tënde rrënqethëse. Sot, si atëherë, u gjende madhështor përballë së vërtetës, përballë dhembjes dhe përballë kujtimeve që kërkojnë zemër të madhe”.
“E dije se rrëfimi yt është më shumë se një tregim, është dëshmi, është thirrje për drejtësi. Dhe për këtë, kurrë nuk do të jesh vetëm.Sot e përherë, do të më kesh në krah, mua dhe shumë miq e dashamirë”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Ramadan Nishori, i mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer publikisht për vuajtjet e tij.
LEXO EDHE:
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra