Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish lidhur me planin evropian që u dakordua dje ndërmjet kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë.
Çitaku përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se plani ka shumë paqartësi dhe sipas saj njohja nuk përmendet dhe thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin.
“Dykuptimësi konstruktive. Shumë paqartësi.
E vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë.
Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin dhe çështje tjera fundamentale”, shkruan ajo. /arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...