Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kryeministrit i vendit, Albin Kurti ka synim që ta nënshtrojë popullin e Kosovës.
Sipas Çitakut, ambicia e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e që po e artikulon çdo ditë, sipas saj, është Republika e Tretë
“Ambicia e kryeministrit dhe ai po e artikulon çdo ditë e më qartë është Republika e Tretë, dhe çka është Republika e Tretë sipas Kurtit bazuar në atë që po e thotë deri sot, Republika e Tretë është biznese të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij, media të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij, sindikata të reja të ndërtuara nga ai dhe të nënshtruara ndaj tij”, tha Çitaku në Rubikon.
Duke folur për grevat e sindikatave, në veçanti grevën në arsim, Çitaku tha se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është duke iu nënshtruar një fushate dehumanizuese, derisa shtoi se Kurti po e eliminon në tërësi dialogun social.
“Ai njeri tash e sa javë i është nënshtruar një fushate dehumanizuese, ka pasur përqeshje, denigrim, i është cenuar dinjiteti, jo vetëm atij por secilit mësues dhe mësuese në Republikën e Kosovës. Puna e sindikatave është që të luftojnë për të drejtat dhe dinjitetin e punëtoreve të arsimit, detyra e qeverisë është të ulet dhe të negocioj me ta, mirëpo kryeministri e ka eliminuar në tërësi dialogun social si instrument të politikë-bërjes. Ai nuk dialogun as me sindikatat as me veteranët, as me mjekët, dialogun nuk e do, kompromisi është shndërruar në fjalë të ndryrë”, është shprehur ajo.
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...