Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu për Gjykatën Kushtetuese si dhe për rastin e gjykatësit, Radomir Laban.
“Sa për qartësi, kryesuesi i seancës e ka shkelur Kushtetutën dhe këtë e kanë konstatuar me unanimitet të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe dy prej të cilëve i keni votuar edhe ju”, ka shkruar Çitaku në Facebook, duke i reaguar deputetes së LVV-së, Albulena Haxhiu.
Sipas saj çdo përpjekje për të delegjitimuar institucionin, në këtë rast Gjykatën Kushtetuese, është as më shumë e as më pak se thirrje për anarki.
“Ku ishit ju, të nderuar, para katër, tre, dy, një viti? Kishit pushtet absolut”, ka shkruar Çitaku.
Tutje ajo ka thënë se siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp, por me veprime konkrete.
“Të mjerë dhe të rrezikshëm njëkohësisht”, ka përfunduar Çitaku./Arbresh.info
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...