Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, në mbledhjen e KS-së në OKB, ka thënë se Kosova po përmbush MSA-në.
“Ka miratuar demarkacionin dhe po plotëson kushtet tjera për liberalizim vizash. Ndërkaq manipulimet e Serbisë janë duke vazhduar. Serbët duhet të vazhdojnë jetën pa u manipuluar nga Beogradi. Po ashtu muajt e fundit Serbia ka shkelur marrëveshjen mes dy vendeve për vizita të zyrtarëve. Kjo ka ndodhur me Marko Gjuriqin, një shkelje e qartë me retorikë nxitëse, me deklarata publike në kundërshtim me frymën e dialogut për paqe e stabilitet. Policia ka vepruar me profesionalizëm gjatë tërë kësaj procedure ku mbajtja dhe arrestimi i tij janë procedura standarde evropiane. Megjithatë kjo shkelje nuk ka qenë hap i qëlluar”, ka thënë ajo, transmeton Arbresh.info.
Çitaku ka thënë se është koha që UNMIK-u ta mbyll etapën e tij.
“Ka ardhur koha që UNMIK-u të mbyll etapën e tij. Mund të zgjedhni që të mbani një mision të shtrenjtë në Kosovë por e vërteta është se nuk ka vend për ta. Populli i Kosovës dëshiron një mbyllje, dëshiron të vazhdojë përpara. Për aq kohë sa kemi vazhduar disa kanë gjetur qetësinë vet, janë ngritur mbi të kaluarën e dhunshme”, ka thënë ajo./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...