Pas presidentit Thaçi dhe të dërguarit të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ndaj analistit Edëard Joseph ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku.
Joseph në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës kishte thënë se në takimin e Uashingtonit mes dy presidentëve, Thaçi e Vuçiq është diskutuar edhe për ndarjen e Kosovës.
Për këtë ka reaguar shumë ashpër Çitaku. Ajo ka thënë se një gjë e tillë është plotësisht e pavërtetë dhe se është e pabesueshme se si njerëzit shpikin gjëra të tilla.
Sipas saj, me këto deklarata, po përhapet vetëm panik edhe konfuzion.
“Absolutisht e pavërtetë. Nuk mund të besoj që njerëzit shpikin gjëra të tilla. Ata po përhapin vetëm panik dhe konfuzion. Sikur nuk duan që procesi të ketë sukses… histori e shpikur plotësisht. Tërësisht”, ka shkruar Çitaku.

Moti sot me vranësira, shi dhe borë
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma