Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati i cili ia atribuoi meritat e liberalizimit të vizave Qeverisë Kurti.
Çitaku i tha Muratit se kontributi juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës dhe vonesat disa¬vjeçare, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ironizoi me VV-në duke thënë se “veç kur të na tregoni një ditë se ju e keni shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, edhe e keni çliruar Kosovën”.
Ajo e akuzoi ministrin se po merret me “gjëra koti” në vend që të adresojë problemet ekonomike dhe sociale me të cilat, sipas saj, përballen qytetarët.
“Mos u merr me gjëra koti. Dil pak dhe shko vetëm në një barnatore, e ke me i pa qytetarët tanë duke mos pasur para as barnat me i pagu. Dil dhe takoje ndonjë pensioner, e të tregon se si po duhet me kursy nga buka e gojës për t’i paguar faturat e energjisë elektrike. Kryeje ndonjë punë tënden, e pastaj krekosu”, ka shkruar Çitaku. /Arbresh.info
Postimi i plotë:
LEXO EDHE:
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...