Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas reduktimeve që do të ndodhin ditën e sotme për shkak të punimeve që po bën KEDS-i.
Në një status në Facebook, Çitaku ka shkruar se këto reduktime janë vetëm paralajmërime për periudhën dimërore që na pret.
‘’Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret’’, ka shkruar ajo.
Ajo ka shkruar se vetëm në Kosovë ka reduktime dhe jo në vendet tjera, po ashtu ka një porosi për kryeministrin duke i thënë se kur nuk din nuk është marre me pyet.
‘’Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinentin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim.
Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet’’, ka përfunduar Çitaku . /arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...