Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, e ka komentuar letrën e ministres së Jashtme Haradinaj Stublla, drejtuar ambasadorëve të Kuintit, lidhur me kërcënimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ajo tha se Daciq kërcënoi publikisht serbët që dëshirojnë të tregojnë për varret masive të shqiptarëve, pastaj Vulin ofendon shqiptarët në komunikata zyrtare dhe komuniteti ndërkombëtar po heshtë.
“Fillimisht ministri i Jashtëm i Serbisë, publikisht kërcënon serbët që shprehin gatishmëri të shpërndajnë informacione lidhur me lokacionin e varreve masive në Serbi.
Pastaj, ministri i Mbrojtës së Serbisë përdorë gjuhë denigruese kundrejt shqiptarëve në një komunikatë zyrtare.
Më shumë se 1000 shqiptarë aktualisht janë të pagjetur në luftën që përfundoi në vitin ’99.
Heshtja e komunitetit ndërkombëtar është shurdhuese”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10157296311617414
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...