Google ADS

Çitaku: Gati për zgjedhje

09:27 | 14 Maj 2024
K.B

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se janë gati për zgjedhje.

Ajo në profilin e saj në Facebook, ka ndarë një fotografi me krerët e kësaj partie, ku ka thënë se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“Gati për zgjedhje. Bedri Hamza, kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe të hënën kryeministri i Kosovës ka mbajtur takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Kurti ka dhënë detaje rreth temave që kanë diskutuar.

Ai para mediave ka deklaruar se kanë folur edhe për zgjedhjet e të cilat sipas tij, janë çështje të muajve.

Po ashtu, kryeministri bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për çështjet aktuale politike në vend, përfshirë këtu edhe 13 marrëveshjet ndërkombëtare.

“Diskutuam edhe për situatën në përgjithësi dhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, dhe sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt kur dihet që unë tashmë kam hyrë në vitin e fundit të mandatit tim qeverisës”, tha Kurti.
Krasniqi ka treguar se cilat ishin pikat e diskutimit në takimin me Kurtin.

“Kemi pasur diskutime konsideroj të mira. Sa i përket Kuvendit edhe Ligjit në Kuvend, kemi diskutu edhe për ato. Zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, janë nevojë e vendit. Andaj këto ishin edhe thelbi i diskutimit që pata sot. Unë do të ruaj korrektësinë, i kam propozu edhe më herët më vjen keq që data 9 qershorit është jashtë kornizave. Besoj që ka ende data që janë brenda kësaj kornize kohore që shpresoj të kemi dakordim”, tha Krasniqi.

Krasniqi tregoi edhe arsyet pse ka pranuar të marrë pjesë në këtë takim.

“Unë kam ardhur në këtë takim, duke besu se interesi i qytetarëve të Kosovës është me u marrë me tema që u interesojnë atyre, jo ato që u interesojnë ambasadave. Duhet të kthehemi tek qytetarët, sepse 200 mijë qytetar kanë ikur se këtu nuk kanë gjetur një jetë të mirë”, shtoi Krasniqi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme