Në Ditën e Gruas, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes një urimi ka falënderuar të gjitha gratë të cilat siç thotë ajo shembën ndër shekuj muret e paragjykimeve.
Çitaku ka shkruar se sa ka qenë ministre në Ministisë për Integrim Evropian në krye të zyrës së saj ka vendosur fotografi të grave shqiptare të cilat për të kanë qenë frymëzim.
“Sa isha ministre në Ministrinë për Integrim Evropian, në krye të zyrës sime pata vendosur fotografitë e grave shqiptare, të cilat kanë qenë frymëzim imi dhe falë sakrificës së të cilave unë pata nderin të ushtroja funksione të rëndësishme publike.
Rrugëtimi i tyre ishte shumëfish më sfidues se yni. E detyra jonë është që rruga drejt sukesit të jetë më e lehtë për gjeneratat që vijnë pas nesh. Të gjitha atyre grave që ndër shekuj shemben muret e paragjykimeve; të gjitha heroinave të cilave emrin nuk ua mësuam kurrë; sot e përjetë: Faleminderit! Lufta për barazi nuk ka filluar me ne. Lufta vazhdon!”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...
Kurti dhe Spiropali diskutojnë për hekurudhën Gjakovë–Shkodë...
Kurti për NZZ: Askush në rajon s’ka as vullnet e as kapacite...