Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përkujtuar 45 viktimat.
Ajo tha se ata u masakruan brutalisht dhe se për një krim të tillë, Serbia ende s’ka kërkuar falje.
“15 janari i vitit 1999 është një ditë që gjithmonë do ta kujtoj. 45 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, u masakruan brutalisht nga forcat ushtarake serbe. Fshati i Reçakut u bë dëshmitar i një tmerri atë ditë. Fatkeqësisht, 23 vjet më pas, qeveria serbe nuk ka kërkuar falje për krimet”, ka shkruar Çitaku në Twitter./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...