Me kalimin e frontit të ftohtë, kualiteti i ajrit është përmirësuar dukshëm gjatë ditës së sotme.
Se ndotja është regjionale mund të shihet edhe në tabelën e mëposhtme ku janë dhënë vlerat ditore për disa qytete të rajonit nisur nga veriu në jug, nga Serbia, Bosnja, në Prishtinë dhe në Maqedoni.
Në tabelë vërehet që ditën e sotme më 5 dhjetor, pothuajse në të gjitha stacionet e rajonit, ka rënie të grimcave ndotëse PM 2.5. Siç shihet Sarajeva ka pasur ndotjen më të lartë në katër ditë rresht me indeksin e kualitetit të ajrit mbi 200, e më 3 dhjetor edhe mbi 300. Më pas, sipas matjeve në Ambasadën amerikane, është Prishtina. Për Prishtinën janë dhënë dy palë shënime, njëra nga matjet në Ambasadën Amerikane, e tjetra është mesatarja e tri stacioneve, dy stacioneve zyrtare të Institutit Hidrometeorologjik dhe stacionit të Ambasadës Amerikane. Po ashtu, edhe në Shkup është mesatarja e të gjitha stacioneve matëse në qytetin e Shkupit.
Nën matjet e vlerave ditore, është mesatarja e koncentrimit të grimcave për ditët paraprake, ndërsa në rreshtin e fundit, është numri i ditëve me tejkalime mbi 25 ug/m3 (mikrogram në metër kub) që është edhe standard ndërkombëtar për kufirin e vlerave ditore. Sipas parashikimeve të fundit nga Prishtina Weather, në ditët e ardhshme sërish priten rritje të vlerave të AQI (indeksit të kualitetit të ajrit), edhe në vlera të pashëndetshme, mirëpo nga dita e diel, ka mundësi që sërish të zbresin në vlera normale, me afrimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku, që do të krijojë kushte të favorshme për qarkullim të mjaftueshëm ajror.
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...