Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se bashkëpunimi i saj me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk kishte të bënte me kalimin e saj në këtë subjekt.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Vetëvendosjes i është bashkuar gjithnjë sipas saj për interesa të Kosovës.
”Bashkëpunimi im me VV-në ishte në natyrë tjetër, nuk kishte të bënte me ndonjë anëtarësim timin potencial në parti”.
”Unë kisha kontakte sepse shumë nga ta i njihja nga koha e studimeve”.
“Kur ka pasur vendime në interes të Kosovës gjithnjë jemi renduar për të bashkëpunuar”.
”Bashkëpunimi im me Vetëvendosjen, do të jetë bashkëpunim në interes të Kosovës deri në shkapje të shtetit”.
Ndërsa pyetur nga Syri Television se si do ta vazhdojë bashkëpunimin ndërsa dihen raportet e saj në LDK, dhe nëse do largohej nga aty e të bashkohej me VV-në, Osmani përgjigjet:
”Nuk kam nevojë të anëtarësohem në Vetëvendosjen për ta bërë këtë luftë”.
”Do të jem gjithmonë në Kosovë e do të gjejë gjithmonë rrugë. Në këtë kontekst e kam parë gjithnjë bashkëpunimin me Vetëvendosjen”.
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit