Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se çifti nga Gjermania i identifikuar me koronavirus që disa ditë ka qëndruar në Gjakovë.
Në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pasur kontakt me çiftin në fjalë që të vet-izolohen derisa t’iu bëhen analizat për të vërtetuar nëse janë të infektuar apo jo.
“Sot në Komunën e Gjakovës është njoftuar zyrtarisht se dy qytetarë (një çift) janë të prekur nga koronavirusi. Tashmë edhe Gjakova hyn në mesin e komunave që janë të prekura nga kjo pandemi. Çifti në fjalë nuk i është drejtuar fillimisht Qendrës së Mjekësisë Familjare, por si duket ata kanë shkuar drejtpërdrejt në Institutin e Shëndetit Publik dhe atje i kanë bërë analizat”.
“Sipas informatave që kemi, dy personat kanë qëndruar që disa ditë në Gjakovë, ata jetojnë në Gjermani. Kemi informata që janë takuar me njerëz të ndryshëm”.
“Me këtë rast, ju bëjmë thirrje atyre që janë takuar me çiftin e identifikuar me koronavirus që të vet-izolohen deri sa të shkojnë ekipet kompetente dhe t’i ndërmarrin analizat”.
“Ne jemi gjatë tërë kohës në kontakt me kryetarin e komunës dhe nesër në mëngjes do të kemi takime dhe do të ndërmarrim masa të tjera”.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00