Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet është takuar me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Chollet, përmes një postimi në Twitter njoftoi se temë diskutimi ishte mbështetja dhe përkushtimi në rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit të BE-së.
“Kënaqësi të flisja me Përfaqësuesin Special të BE-së @MiroslavLajcak për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përkushtimin e përbashkët për të mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE”, ka shkruar Chollet.
Enjoyed speaking with EU Special Representative @MiroslavLajcak about our strong support for the EU-led dialogue between Kosovo and Serbia and shared commitment to supporting the Western Balkans’ path toward EU integration. pic.twitter.com/JXUTbXUILp
— Derek Chollet (@CounselorDOS) April 4, 2023
Më herët të marten, Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq.
Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka deklaruar se pjesë e diskutimit ishte implementimi i marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit./Arbresh.info/
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...