Ambasadori rus Alexander Chepurin ka thënë sot se Serbia duhet, para se gjithash të marrë parasysh interesat e veta dhe se do të ishte më mirë që të mos ushtrohet presion mbi Serbinë lidhur me politikën e saj të jashtme dhe të mos ndërhyhet në interesat e popullit serb, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.
“Serbia ka qeverinë e vet dhe presidentin e saj, të zgjedhur nga populli serb dhe detyrimi i Presidentit është ta mbrojë atë, mbi të gjitha interesat e Serbisë. Ka shumë operatorë në botë dhe secili prej tyre ka interesat e veta, por kjo është detyra e udhëheqjes së vendit, siç e kuptojmë ne interesin e kombit dhe promovimin e agjendës vetëm kur ka nevojë populli serb”, ka thënë Chepurin.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...