Kanë aplikuar prokurorë nga të gjitha Prokuroritë e vendit për të marrë tri pozitat në departamentin për Krime të Luftës, në kuadër të Prokurorisë Speciale, por nuk dihet se kur do të bëhet rekrutimi i tyre. Në këtë departament ende nuk ka prokurorë të caktuar për të hetuar krimet e luftës, por këto raste janë duke iu ndarë me radhë të gjithë prokurorëve të kësaj prokurorie.
Ishte premtuar se ky proces do të përmbyllej para shtatorit, por Liridonë Kozmaqi-Haradinaj, zëdhënëse e Prokurorit të Shtetit nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të përfundojë ky proces.
Ajo më tej ka shtuar se është në procedurë e sipër rekrutimi i tre prokurorëve të rinj në Prokurorinë Speciale dhe pas përfundimit të këtij procesi, kryeprokurori i Shtetit dhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale do t’i caktojnë prokurorët dhe stafin mbështetës që do të punojnë në këtë departament. /Tribuna Channel/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...