Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka thënë se i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë çështjen e Kosovës, duke potencuar se, këtë mund ta bëjnë vetëm serbët dhe shqiptarët.
“Nuk mund ta zgjidh ai dhe askush tjetër. [Çështja e Kosovës] mund të zgjidhet nga populli serb dhe shqiptar. Vetëm popujt mund ta bëjnë këtë”, tha Vulin.
Ministri serb i Mbrojtjes, duke folur për mediat serb, siç transmeton RTV Vojvodina, ka thënë se SHBA-të dëshirojnë të tregojë se janë më të përgatitura se BE-ja dhe se se mund të zgjidhin probleme të cilat BE-ja nuk mund t’i zgjidhë, për çka, siç thotë ai, fajtore kryesore është BE-ja.
“Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar me ndërmjetësimin e BE-së nuk është respektuar dhe askush nuk është fajtor dhe nuk është përgjegjës për këtë. Pas kësaj, është e vështirë të kesh besueshmërinë e një negociatori të suksesshëm”, thotë ministri serb.
Ai më tej thotë se BE-ja e ka humbur autoritetin dhe ndikimin e saj dhe amerikanët tani po përdorin këtë hapësirë.
“Shqiptarët vlerësojnë vetëm fuqinë, kjo është arsyeja pse ata sillen me përbuzje dhe mospërfillje ndaj BE-së. Nuk i ndëshkuan ata dhe tani ata po e kthejnë atë”, tha Vulin.
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...