Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre historike për bashkim me Republikën e Kosovës.
Është Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar në Luginë të Preshevës, i cili ka thënë se çështja e tyre duhet të përfshihet në negociatat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Është qasje e gabuar kur mendohet se duhet të intervenohet vetëm në Kosovë në kuadër të dialogut, përfshirë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, serbët dhe të mos diskutohet për shqiptarët e Luginës”, është shprehur ai në Sytë 7.
“Kjo është qasje e kufizuar. Dialogu duhet të shkojë përtej kufijve dhe të diskutohet edhe për rregullimin administrativ, të pagjeturit… për kufijtë. Konsideroj se është e njëanshme nëse merret parasysh vetëm çështja brenda Kosovës dhe jo edhe në Serbi – në Luginë të Preshevës”.
Ai ka theksuar se paqja afatgjatë mund të arrihet vetëm duke trajtuat edhe çështjen e Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut.
“Besoj në bashkimin e Luginës me. Nuk mund të shkëputet në mënyrë eklatante se “vdiq kjo ide, vdiq ajo ide. Bashkimi është ëndërr, dëshirë e kamotshme që e kemi trashëguar brez pas brezi. A është ky moment se kjo do të ndodh nuk e di. Por do të vijë një kohë kur shqiptarët e Luginës do të jenë pjesë e Kosovës”.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...