Takimi i radhës për dinarin do të mbahet të mërkurën në Bruksel, ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai tha se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të vijnë me ftesë të emisarit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.
Stano porositi se presin nga palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetje të zgjidhjes së problemit.
“Presim nga palët që të kenë sjellje evropiane dhe gjejnë zgjidhje kompromisi. Kryengociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje gjatë diskutimeve konfidenciale e këto janë mënyrat evropiane për gjetjen e zgjidhjes diplomatike. BE vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin, i cili është i nevojshëm, sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, deklaroi Stano.
Që nga muaji shkurt janë mbajtur shtatë takime ku është diskutuar zbatimi i rregullores së BQK-së. Në asnjë takim të mëhershëm nuk është gjetur zgjidhja e kompromisit për atë që quhet ‘çështja e dinarit’./rtk/
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...