Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të dërgohet në Kushtetuese vetëm nëse zbatohen marrëveshjet e nënshkruara nga Serbia.
“Një draft i tillë ekziston në Bruksel, të cilin e kemi treguar gatishmërinë që ta trajtojmë në kuadër të pakos, pra nëse fillon, nëse nënshkruhet edhe marrëveshja e shkurtit 2023, por edhe ajo e marsit e Ohrit 2023. Nëse ato nënshkruhen së bashku me draftin e asociacionit ne mund të punojmë me të, përndryshme nuk lëvizim dot”, ka thënë Gërvalla në “Politiko”
Gërvalla ka theksuar se kanë ofruar që të punojnë në një dokument, i cili do të respektojë nevojat e qytetarëve në veri, porse theksoi se për këtë nuk kanë gjetur gatishmëri.
“Kemi ofruar që të punojmë vetë në një dokument i cili do të respektonte jo ëndrrat e Vuçiqit, por nevojat e qytetarëve në veri”, ka thënë Gërvalla.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates