Sot, në kampin e Njësive Speciale – Vrella, u mbajt ceremonia solemne e certifikimit të 48 pjesëtarëve të rinj të Njësisë Speciale Operative, të cilët me sukses përfunduan një trajnimin bazik për operatorë të NJSO-së.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Departamentit të Njësive Speciale kolonel Shabani, eprorë të PK-së, instruktorë, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, KFOR-i amerikan si dhe zyrtarë të institucioneve shtetërore, transmeton Arbresh.info.
“Kjo ceremoni është përmbyllje e një rrugëtimi profesional ku kandidatët më të përgatitur, më të qëndrueshëm dhe më të vendosur, janë bërë pjesë e kësaj njësie elitare të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë ceremoni u certifikuan edhe 5 instruktorë të trajnimit themelor për NJSO-në si dhe u ndanë mirënjohje për instruktorët për kontributin dhe punën e palodhshme të tyre në trajnimin e kësaj gjenerate të operatorëve të rinj të NJSO-së.
“Këta pjesëtarë të rinj, të përgatitur nga instruktorë me përvojë dhe përkushtim të lartë, janë tashmë gati të përballen me detyrat dhe sfidat policore – gjithmonë në mbrojtje të rendit, ligjit dhe sigurisë, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...