Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Numri i votuesve 814129 votues, numri i votuesve me kusht është 89257 votues, ndërsa pjesëmarrja 48,78%, shkruan arbresh.info
Nga certifikimi i këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka 50,28 përqind apo 438 mijë e 335 vota, PDK 148285 vota apo 17%, LDK ka 110985 apo 12,73%.
Daka dha statistika edhe për pjesëmarrjen e qytetareve në votime. Ajo konfirmoi se në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar gjithsej 877 mijë e 503 qytetarë.
“Numri i votuesve të regjistruar ka qenë 1.851.927, prej tyre 814.122 kanë votuar në secilin vendvotim. 89.257 kanë votuar jashtë vendvotimeve, pra pjesëmarrja në votime ka qenë 48.78%. Numri i votuesve që kanë votuar ka qenë 877.503. Numri i votave të pavlefshme është 21.532, ndërsa të zbrazëta kanë qenë 5.511”, ka thënë Daka. /arbresh.info/
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici