Kandidati për kryetar të Prishtinës nga VV, Hajrullah Çeku ka vizituar dje Organizatën Down Syndrome Kosova, e themeluar në vitin 2007.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku vlerësoi lartë punën e jashtëzakonshme të prindërve dhe stafit që çdo ditë angazhohen për mirëqenien e fëmijëve me sindromën Down, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sebi, Leonora dhe shumë nëna të tjera ishin dhe janë zëri më i fuqishëm i fëmijëve me sindromën Down. Falë përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm, këta fëmijë kanë arritur të marrin shërbimet dhe mbështetjen që u nevojitet.
Dje vizituam Organizatën Down Syndrome Kosova, të themeluar në vitin 2007 nga prindër të fëmijëve me këtë sindromë. Organizata ofron shërbime falas në pesë qendra: Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan.
Një organizatë me këtë mision fisnik duhet të ketë mbështetje nga institucionet, në mënyrë që të mos mendojë për buxhet, por vetëm për shërbimet që u ofron familjeve.
Ky takim është pjesë e punës sonë për vizionin Prishtina 2035, një platformë ku barazia dhe kujdesi për të gjithë qytetarët pa përjashtim është shtyllë kryesore./Arbresh.info
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...