Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për vizitën e organizatës “Europa Nostra” në Manastirin e Deçanit.
Çeku tha se për ta, kjo vizitë është pakuptim, e vonuar dhe pa efekt, pasi sipas tij, “Europa Nostra” e ka humbur kredibilitetin pasi i është nënshtruar ndikimit politik të Serbisë.
“Në të njëjtën kohë ne e kemi konstatuar edhe një hipokrizi të organizatës “Europa Nostra” sepse vitin e kaluar e ka përfshirë Manastirin e Deçanit pa të drejtë dhe me ndikim politik nga Serbia në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara, ndërsa vitin e kaluar një organizatë e trashëgimisë kulturore e Kosovës, Trashëgimia Kulturore Pakufi, ka dërguar një nominim tjetër për këtë listë, ka qenë Kalaja e Novobërdës”, është shprehur Çeku.
Tutje, Çeku tha se përkundër konstatimeve që kompania e Serbisë, e angazhuar për punime në Kalanë e Novobërdës që ka shkaktuar, sipas tij, dëme të pariparueshme në integritetin e kësaj kalaje, “Europa Nostra” e ka refuzuar këtë nominim dhe s’e ka përfshirë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara.
“Prandaj, përveç që është e rrezikuar nga Serbia, kjo organizatë i shkelë edhe parimet e profesionalizmit dhe objektivitetit dhe e refuzon një nominim si Kalaja e Novobërdës për t’u përfshirë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara”, ka thënë Çeku.
I pari i MKRS-së ka komentuar edhe një postim të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian pas një takimi me zyrtarët e “Europa Nostra”.
“Në tëeetin e publikuar nga Cramon, Manastiri i Deçanit dhe monumentet e shkatërruara në Ukrainë nga agresioni rus futën në një fjali”.
“Ne duam që të besojmë se kjo e ka bërë këtë gabim pa qëllim, që s’i ka informatat e sakta dhe e ka bërë në mënyrë të ngutshme. Megjithatë, ajo duhet ofruar sqarim për këtë gabim që e ka bërë”, ka thënë Çeku, njofton Klankosova.
Ai tha se pyetja për Cramon është se a ka tërhequr ajo ndonjë paralele mes Kosovës dhe Rusisë ku në të njëjtën fjali e pa përfshirë Manastirin e Deçanit dhe monumentet e Ukrainës që po shkatërrohen nga agresioni rus.
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...