Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografi nga projekti i lokalitetit arkeologjik që do të ndërtohet në sheshin e Lidhjes së Prizrenit.
Sipas tij, në këtë hapësirë tejet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore tashmë kanë filluar punët dhe vendi po bëhet gati për pjesën e parë të konservimit.
“Projekti i prezantimit të këtij lokaliteti është përgatitur me qasje gjithëpërfshirëse, ku përmes analizave të zonës dhe diskutimeve publike janë përfshirë banorët, komuniteti i biznesit dhe komuniteti profesionist, në mënyrë që prezantimi final i Lokalitetit Arkeologjik të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbashkët. Prezantimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synon që të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor”, ka shkruar Çeku./arbresh.info/


Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...