Kandidati për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çeku ka vizituar sot Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi”
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se përkundër se me staf e kushte të kufizuara, kjo qendër bën punë të jashtëzakonshme për përfshirje dhe integrim, transmeton Arbresh.info.
“Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Përparimi” është shembull i përkushtimit dhe sfidës, vend ku ofrohet mësim, këshillim dhe aftësim për fëmijët me aftësi të veçanta. Edhe pse me staf e kushte të kufizuara, kjo qendër bën punë të jashtëzakonshme për përfshirje dhe integrim”, tha Çeku.
“Programi ynë synon mbështetje të plotë për arsimin gjithëpërfshirës dhe bashkëpunim më të fortë mes komunës, shkollave dhe familjeve. Të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta duhet ta ndërtojmë bashkë, me kujdes, përgjegjësi dhe zemër. Bashkë, për Prishtinën tonë!”, shtoi ai./Arbresh.info
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...