Misnitri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pritur në takim autoren Blerina Rogova Gaxha e cila së fundi ka publikuar librin ‘Memorie dhe Traumë: Kujtesa e luftës 1998-1999 në letërsinë shqipe në Kosovë’.
Sipas njoftimit, ky libër i cili është mbështetur nga ministria interpreton transmetimin dhe qarkullimin e memories së luftës e të kujtimeve traumatike në letërsi, shkruan Arbresh.info.
“Ky libër, i cili është mbështetur nga Ministria e Kulturës interpreton transmetimin dhe qarkullimin e memories së luftës e të kujtimeve traumatike në letërsi, me qëllimin e sjelljes së rezultateve që e dëshmojnë peshën e letërsisë si medium i kujtesës kulturore për ta mbajtur gjallë memorien kolektive të luftës.”, njofton ministria.
Ministria bën të ditur se bashkë kanë diskutuar për rëndësinë e hulumtimeve dhe publikimeve të tilla për ruajtur dhe kujtuar të kaluarën tonë./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?