Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është takuar sot me deputetin Visar Korenica, dhe ka thënë se kanë biseduar për ta bërë Rahovecin me stadium të ri të futbollit.
Çeku përmes një postimi në Facebook theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për jetësimin e këtij projekti, me rëndësi për sportin dhe gjithë banorët e Rahovecit.
“Sot me deputetin e Kuvendit të Kosovës Visar Korenica biseduam për angazhimin tonë të përbashkët për ta bërë Rahovecin me stadium të ri futbolli. Siç e kemi thënë disa herë deri tani, Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për jetësimin e këtij projekti me rëndësi kapitale për sportin, rininë dhe gjithë banorët e Rahovecit”, ka theksuar Çeku.
“Në vizitën që e kam pasur në shtator të këtij viti në Komunën e Rahovecit, nga Kryetari Smajl Latifi kam kërkuar të përcaktojë një lokacion të përshtatshëm dhe konsensual për stadiumin e qytetit, në konsultim dhe dakordim me komunitetin e sportit, Kuvendin e Komunës, profesionistët përkatës dhe grupet përkatëse të interesit”, shtoi ai.
“Kryetari Latifi është zotuar se do t’i zhvillojë këto konsultime dhe do të sigurojë konsensus për lokacionin, në mënyrë që Ministria e Sportit t’i nisë procedurat për stadiumin. Deri sot, nuk kam pranuar asnjë njoftim zyrtar nga Kryetari për këtë çështje”.
“Dua të përsëris zotimin tonë. Në momentin që sigurohet lokacioni i përshtatshëm dhe konsensual, dhe i njëjti votohet në Kuvendin e Komunës, ne do ta nisim menjëherë procedurën për hartimin e projektit të stadiumit të qytetit. Gjithashtu, zotohemi se do të sigurojmë gjithë buxhetin e nevojshëm për ndërtimin e tërësishëm të stadiumit”.
“Rahoveci në përgjithësi, e sportistët dhe futbollistët në veçanti meritojnë infrastrukturë të denjë. Secili duhet ta përmbushë pjesën e vet të përgjegjësisë institucionale. Nuk kemi kohë për të humbur”, përfundoi Çeku./arbresh.info/
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...
Ndihmës Sekretarja e Shtetit në ShBA: Kosova dhe Serbia duhe...
Pritet në Pentagon ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, disku...
AAK ‘përshëndet’ me video VV-në, ia përmend punësimet e fami...