Ministri për Kultur Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka reaguar pas skandalit të sotëm në Beograd, saktësisht në Kongresin e 59-të të UEFA-s.
Në këtë kongres është larguar flamuri dhe simbolet e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë ministri Çeku e ka quajtur si sulm i drejtpërdrejtë ndaj integritetit shtetëror të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social tutje ai ka thënë se shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid.
“Shteti serb nuk ka ndryshuar, është i njëjti që ka kryer masakra e gjenocid para pak dekadash. As atëherë e as sot, nuk e ka kursyer as sportin”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Mëtej ai tha se pret edhe sqarime nga UEFA lidhur me këtë çështje.
“Presim sqarime nga UEFA-ja dhe veprime efektive për të adresuar përgjegjësinë për këtë shkelje të rregullave të tyre të brendshme dhe këtë sulm ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë