Kandidati për kryetar të LVV, Hajrulla Çeku, ka marrë pjesë sot në konferencën GrowthTank, ngjarja më e madhe në Kosovë për marketing digjital.
Çeku ka nisur ditën me një kafe mëngjesi së bashku me panelistët dhe organizatorët e konferencës.
Ai ka vlerësuar potencialin e të rinjve kosovarë në fushën e teknologjisë dhe ka theksuar rolin udhëheqës të Prishtinës në rajon për zhvillimin e shërbimeve digjitale.
“Kafen e mëngjesit e pimë me panelistët dhe organizatorët e GrowthTank, konferencës më të madhe në Kosovë për marketing digjital e cila fillon sot. Prishtina jonë qëndron lidere në rajon për nga potenciali dhe aftësitë e të rinjve tanë në ofrimin e shërbimeve teknologjike. Edhe diskutimet për të tashmen dhe të ardhmen e ICT, zhvillohen dhe nisin nga Prishtina”, shkroi ai./Arbresh.info
Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal