Çeku: Nevoja për ndryshim në Prishtinë është e qartë, nga 9 nëntori komuna do të jetë pranë banorit dhe ndërmarrësit

12:08 | 24 Tetor 2025
E.K

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku, ka vizituar lagjen Barilevë, ku ka takuar disa familje që menaxhojnë biznese të mobilieve.

Çeku ka diskutuar me pronarët e bizneseve për nevojën që komuna të ofrojë mbështetje në lehtësimin e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Ai ka theksuar se nevoja për ndryshim në Prishtinë është e qartë, dhe ka premtuar se, nëse zgjidhet kryetar, nga 9 nëntori komuna do të jetë më pranë banorëve dhe ndërmarrësve, me qëllim rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

“Nevoja për ndryshim në Prishtinë është e qartë: nga 9 nëntori, komuna do të jetë pranë banorit dhe ndërmarrësit, për më shumë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik”, shkroi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale