Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku ka vizituar sot fshatin Prapashticë, ku me banorët ka diskutuar për adresimin e çështjeve elementare si uji i pijes, kanalizimi, rrugët dhe asfaltimi, ndriçimi publik, si dhe pastrimi dhe menaxhimi i mbeturinave.
Në llogarinë e tij në facebook, Çeku ka shtuar se për Gollakun ka një viziton të veçantë për zhvillimin e turizmit lokal, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
U rikthyem në Prapashticë, e do të rikthehemi vazhdimisht, jo vetëm tani në kohë zgjedhjesh.
Sepse fshatrat e Prishtinës do të jenë infuzioni i qytetit, aty ku do të shkojmë për të jetuar, për rekreacion dhe për t’u lidhur me rrënjët tona.
Në takimin me banorët e Prapashticës, diskutuam adresimin e pesë çështjeve elementare të infrastrukturës: ujin e pijes, kanalizimin, rrugët dhe asfaltimin, ndriçimin publik, si dhe pastrimin e menaxhimin e mbeturinave.
Pas tejkalimit të këtyre problemeve bazike, për Gollakun kemi një vizion të veçantë për zhvillimin e turizmit lokal, që do ta kthejë potencialin e zonës në mundësi të reja për banorët.
Bashkë për Prishtinën tonë!/Arbresh.info
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...