Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku ka vizituar të dielën Hajvalinë, ku është takuar me banorët e kësaj lagje.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku u shpreh se ka dëgjuar nga afër problemet e përditshme me të cilat përballen banorët e Hajvalisë, transmeton Arbresh.info.
Tutje ai shtoi se periferia e Prishtinës është lënë pas dorës me mbeturina e infrastrukturë rrugore të dobët.
“Bashkë diskutuam dhe dëgjuam për problemet e përditshme me të cilat përballen. Periferia e Prishtinës është tmerrësisht e lënë pas dore: mbeturina, kolektor i premtuar ende i parealizuar, infrastrukturë rrugore e dobët dhe mungesë e zhvillimit të mirëfilltë. Dua t’i falënderoj për mikpritjen të gjitha bizneset dhe banorët që na takuan dje, përfshirë familjet e Kushtrim Gashit, si dhe Akil Gajtanit, me të cilët e përfunduam mbrëmjen këndshëm”, ka shkruar Çeku./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...