Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokumentoj krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës. Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muzetë, ky institucion ngritët në nivelin të institucionit muzeal kombëtar.
Në konferencën për media, ministri Çeku ka thënë se është siguruar edhe buxheti i nevojshëm.
“Sot përfundimisht i hapim rrugë Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ky vendim vjen si rezultat i punës së një grupi punues me përbërje nga institucionet. Muzeu ka për qëllim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion. Nga sot do të nisim hapat e nevojshëm për jetësimin e këtij vendimi. Ne tashmë kemi siguruar buxhetin e nevojshëm”, ka deklaruar Çeku pas mbledhjes së qeverisë./rtk
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...